Kisha ortodokse serbe ka zgjedhur peshkopin e Nishit, Irinej Gavriloviç, në krye të saj.

Patriarku 80-vjeçar, për të cilin thuhet se ka pikëpamje të moderuara, zëvendëson Patriarkun Pavle, i cili vdiq nëntorin e kaluar.

Irinej konsiderohet si një figurë më e moderuar se disa nga tre kandidatët e tjerë që konkuruan për t'u zgjedhur në raundin e fundit të procedurës së zgjedhjes së patriarkut të ri.

Emrat e tre kandidatëve që kaluan në fazën përfundimtare, u vendosën në zarfa të vulosur dhe njëri prej tyre u zgjodh ashtu siç i ra fati - besohet se përzgjedhjen e bën Fryma e Shenjtë.

Irinej është një figurë e moderuar dhe modeste që mendohet se mund të shërbejë si urë lidhëse midis krahëve të ndryshëm në Kishën serbe.

Patriarku ka një rol ndikues në Serbi, ku 85 për qind e popullsisë deklaron se është ortodokse.

Shumë serbë e dëgjojnë zërin e Kishës për çështje shoqërore dhe politike.

Duket se në një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, zgjedhja e një figure më pak konservatore mund të kënaqë qeverinë pro-perëndimore të Serbisë.

Irenije bëhet patriarku i 45-të i një prej Kishave më të vjetra Ortodokse në botë.

Kisha serbe ende konsiderohet si e afërt me ultranacionalistët, që e kanë përdorur Kishën për të përhapur imazhin e tyre të një Serbie të Madhe gjatë luftrave të viteve 90-të në rajon.

Dhe tani shumë vetë besojnë se Patriarku i ri duhet të përpiqet ta ndryshojë këtë imazh.