Tenistja ‘e panjohur’ Garbine Muguruza ka bërë befasinë më të madhe deri më tani në French Open duke eliminuar favoriten, Serena Williams. 

Spanjollja regjistroi fitore bindëse prej 2-0 në sete (6-2, 6-2) duke e eleminuar amerikanen nga turneu që në raundin e dytë. Edhe motra tjetër Williams, Venus, është eliminuar nga sllovakja e re, Anna Schmiedlova.

Pikërisht Muguruza dhe Schmiedlova do të luajnë përballë njëra-tjetrës në raundin e tretë. Kjo është hera e parë që nga viti 2012 që Serena eliminohet pa arritur në raundin e katërt në një turne. 

(e.m/BalkanWeb)