Kampionia ne fuqi e US Open, Serena Williams vazhdon te kaloje raundet. Kete here, amerikania mundi lehtesisht tenisten hungareze Melinda Czink me rezultatin 6-1 6-1.

Kane mjaftuar 52 minuta qe Serena te kaloje ne raundin e trete te US Open. Edhe Venus Williams eshte kualifikuar per ne raundin e trete, pavaresisht problemeve ne gju. Motra tjeter Williams mundi Matek Sands me rezultatin 6-4 6-2. Gjate kesaj ndeshjeje e cila zgjati 91 minuta, Venus pati disa probleme me gjurin, megjithate ia doli mbane te fitonte dhe te kaloje me tej.

Ish-numri 1 e botes, Kim Clijsters, vazhdon aventuren ne US Open pasi mundi ne raundin e dyte me tre sete francezen Marion Bartoli me rezultatin 5-7 6-1 6-2. Ky eshte aktiviteti i saj i trete qe nga periudha e rikthimit, pasi tenistja belge qendroi per 2 vite pushim.

Ne raundin tjeter ajo do te perballet me bashkekombasen e saj Kirsten Flipchens. Francezja Mauresmo eshte eliminuar nga turnau amerikan pasi u mund nga tenistja kanadeze Alexandra Vozniak me rezultatin 6-4 6-0.