Pas përfundimit të ndeshjes Lyon-Real Madrid 1-1, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve, Sergio Ramos bëri një gafë gjatë intervistës me një televizion spanjoll.

“Më vjen keq që në fund na shpëtoi 3-pikëshi”, u shpreh mbrojtësi spanjoll.



Ramos duket se harroi që nuk ishte ndeshje e fazës së grupeve, por një përballje vajtje-ardhje në kompeticionin europian. Pra, një ndeshje në të cilën nuk grumbullohen pikë.



Kjo gafë ka pasur shumë sukses në rrjetin social “Twitter”, ku Sergio Ramos u bë objekt i shakave të shumta.



Ja disa nga frazat që iu dedikuan futbollistit të Real Madrid:



“Sergio Ramos vazhdon të qëndrojë në stadiumin e Lionit duke pritur që të fillojnë shtesat.”



“Sergio Ramos tenton goditjet nga jashtë zone sepse mendon se quhen 3-pikësha”



“Kur Cristiano Ronaldo i kërkoi “dorën” arbitrit për faullin e Gourcuff brenda zonës, Sergio Ramos mendoi se i propozoi për martesë dhe u emocionua.”