Shorti i cili u tërhoq në Nyon të Zvicrës vuri përball kampionin në fuqi Barcelonën dhe shtatë herë fituesin e garës elite të klubeve evropiane.
Në duelet tjera, Real Madridi përballet me APOEL Nicosia, Marseille me Bayern Munichun kurse Benfica do të luajë përball Chelseas. Fituesi i duelit Marseille-Bayern do të ndeshet me fituesin e APOEL-Real Madrid. Ndërsa, fituesi i çiftit Benfica Chelsea do të përballet me fituesin e Milan-Barcelona.
Ndeshjet e para zhvillohen më 27/28 mars dhe 3/4 prill. Kurse, duelet gjysmëfinale do të luhen më 17/18 dhe 24/25 prill. Finalja do të mbahet të shtunën më 19 maj në stadiumin e Bayern Munichut, Allianz Arena.
Çiftet çerekfinale:
APOEL Real Madrid
Marseille Bayern Munich
Benfica Chelsea
Milan Barcelona