Një i ri rreth 20 vjeç është qëlluar për vdekje me thikë natën në Mitcham, një zonë jug-perëndimore në Londër. Sipas Scotland Yard, i riu ka vdekur në vend dhe policia ka arrestuar një person të dyshuar rreth 41 vjeç.


Episodi pason vdekjen e një 24-vjeçari të qëlluar po me thikë të premten në Barking, zonë periferike e kryeqytetit britanik. Nga fillimi i këtij viti, në Londër numërohen tashmë më shumë se 60 vrasje, me armë zjarri dhe armë të fohta.


Bashkiaku i qytetit, Sadiq Khan ka rekomanduar policinë metropolitane për të bërë gjithçka që është e mundur për të sjellë drejtësi tek qytetarët. Mësohet se policia u noftua për vrasjen në orën 03:29 (ora lokale).


20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)