Kthehet tensioni në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, ku të paktën 363 protestues palestinezë u plagosën në përleshjet me ushtrinë izraelite, pasi janë goditur nga plumbat dhe helmuar nga gazi. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Rripit të Gazës. Demonstruesit hodhën bomba zjarri kundër ushtarëve dhe i vunë flakën flamujve të Izraelit.


Disa nga njerëzit e përfshirë në përleshje janë gjithashtu gazetarë dhe anëtarë të stafit mjekësor. Mijëra njerëz janë mbledhur në barrierat e asaj atë që është e premtja e tretë e përleshjeve të njëpasnjëshme.


“Nuk duhet të mashtroheni nga tymi dhe civilët. Të ashtuquajturat demonstratat, janë asgjë më shumë se një përpjekje tjetër nga Hamasi për të terrorizuar Izraelin”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus, duke pretenduar se protestat janë “të mbështetura nga Irani”.


Pranë Khan Yunis, në jug të vendit, protestuesit dogjën fotografitë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, presidentit amerikan Donald Trump dhe Princi Saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili konsiderohet “mik i Izraelit.”


Data zyrtare e përfundimit të protestave ka qenë e planifikuar për 15 maj, e cila për palestinezët është dita e “Nakba” (“katastrofë”), për të përkujtuar më shumë se 700 mijë persona të ikur apo të dëbuar gjatë luftës 1948 që krijoi krijimin e shtetit hebre.







13 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)