Tirane- Shoqëria Civile ka paralajmëruar sërish sot një protestë për të kërkuar dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Ardian Fullani. Protesta është parashikuar të nisë në orën 12:00 përpara zyrave të Bankës së Shqipërisë, në sheshin “Avni Rustemi”.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Guvernatorit pas zbulimit të skandalit për vjedhjen e 7. 13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës.
Edhe dje u mbajt një protest e tillë. Qytetarët mbanin në duar pankarta ku kërkohej që Parlamenti të shkarkojë Fullanin ose ai vetë të japë dorëheqjen.
Dorëzoni Don FullHajnin , Full Hajni shkruhej në dy nga pankartat që protestuesit mbanin dje në dorë.
Protesta është thirrur përmes rrjeteve sociale.