Nostalgjia për qytetin ku lind dhe rritesh është frymëzimi i piktorit Serxho Petrela i cili ekspozitën e tij e ka hapur në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë. Mes miqsh, artistësh dhe qytetarësh të Tiranës, artisti ka prezantuar punët në moton “Nostalgji për Tiranën”.





Kryetarja e Kuvendit Topalli vlerësoi ndjeshmërinë e piktorit dhe
përpjekjen e tij për të sjellë një këndvështrim të veçantë të rrugicave
të kryeqytetit.



“Besoj se në mënyrë të veçantë te familjet e  vjetra është ndjenjë e
brishtë, një lloj dhembshurie por dhe kujtesë e fortë që e përjeton
Serxhoja, në peizazhet e tij të mrekullueshme”-tha Topalli.



Ekspozita e Petrelës u vlerësua edhe nga kryetari iShoqatës “Tirana”
Arben Tafaj. Pas çeljes, vizitorët patën rastin të njihen më nga afër me
pikturën e Petrelës.







Aurela Papadhima