Nuk kane te ndalur skandalet seksuale te futbollisteve ne Angli ku Wayne Rooney eshte personi qe po shigjetohet nga te gjitha anet por shume shpejt pritet nje furtune e vertete ne te gjithe Premier League-n. Pas deshmise se Jennifer Thompson e cila rrefeu se ka shkuar me sulmuesin e kombetares pritet nje tjeter deshmi qe mund te rrenoje karrieren e lojtarit. Nderkohe Jennifer ka theksuar se shume shpejt do te zbuloje edhe emrat e 13 futbollisteve te tjere me te cilet ka shkuar ne shtrat. Daily Star shkruan se behet fjale per 6 mbrojtes 3 mesfushore dhe 4 sulmues dy prej te cileve jane te martuar me femije. Mesohet gjithashtu se bashkeshortja e Rooneyt Coleen i ka thene sulmuesit Nuk kam me nevoje per ty. Te njejtin fat pati pak muaj me pare mbrojtesi i Chelseat Ashley Cole skandalet e te cilit detyruan bashkeshorten Sheryl te kerkonte divorcin.