Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilluan një takim me disa studentët në Qytetin Studenti, ku premtuan ndër të tjera ndërtimin e Kampusit Universitar brenda mandatit të ardhshëm në krye të Bashkisë së Tiranës.


Gjatë bashkëbisedimit, Rama nuk kurseu as batutat me të rinjtë duke u kujtuar sezonin e provimeve, që do të zgjatet deri në korrik për shkak të protestave që u zhvilluan.


Rama: Do vazhdojmë punën me dhomat kur ju të na jepni mundësinë. Sezonin e zgjatët vetë, bravo ju qoftë…


Veliaj: Kur mbaron tamam, në mes të korrikut?


Rama: 21 korrik. Si dihet mund të bëhet dhe ndonjë bllokim tjetër rrugës dhe mund ta shtyjmë dhe në gusht, nuk ka problem, aty e keni. E zgjatët vetë, në vend të shkonit në korrik me pushime, të bënit dhe ndonjë punë të mblidhnit ndonjë lekë, do rrini këtu në mes të vapës. E ça vape do jetë këtë korrik…?! Nuk e keni idenë.