Me një atmosferë elektrizuese në Shkodër, Shqipëria do të nisë rrugëtimin zyrtar drejt Europianit 2020 në orën 20:45 në Loro Boriçi të Shkodrës, në sfidën përballë Turqisë.


Për të siguruar një fitore ndaj ekipit nga Anadolli, Kristian Panuçi do të hedhë në fushë një formacion me plotë surpriza, por që në pamje të parë të lë përshtypjen e rikthimit te skemat alla-De Biasi.


Në mesin e 11 titullarëve që do të hidhen në fushë, janë 5 mbrojtës, ndërsa në majë të sulmit do të jetë i vetëm Bekim Balaj, pasi duket se bomberi Armando Sadiku nuk ia ka dalë të hedhë pas krahëve dëmtimin.


Ndërkohë, në krahun tjetër Turqia duket se nuk është më ekipi i frikshëm i pak viteve më parë, për aq kohë se ka kthyer titullar një veteran si Emre Belezoglu.


FORMACIONET ZYRTARE:


Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi


Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh