Paul Pogba vërtetoi së ai gjithmonë i preferon shakatë dhe nuk ndalet së bëri. Kësaj radhe viktima e shakasë së tij ka qenë gazetarja e sportit e cila po intervistonte yjet e futbollit.

Mesfushori i Manchester United ka qenë në Los Anxhelos, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës së Jose Mourinhos kanë fluturuar në Bregun Perëndimor për stërvitje para sezonale.


Gazetarja e ESPN, Alexis Nunes, ishte në vendin ku po qëndron klubi anglez, ku bëri një intervistë me futbollistin më të shtrenjtë në botë , Paul Pogban dhe Romelu Lukakun. Ajo u bë pjesë e një loje që njihet si guri, letra dhe gërshëra, ku doli e pafat, pasi kur ajo e humbi lojën Pogba e shtyu në pishinë.


Skuadra e United do të takohet në 24 orët e ardhshme, me Pogba dhe Lukaku duke u bashkuar me trupat e Mourinhos në Los Anxhelos.








Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter