Shakhtar Donetsku po bën mrekulli në Ligën e Kampionëve. Pas barazimit ndaj kampionit italian Juventus, skuadra ukrainase ia doli ta mposhtë kampionin aktual të Evropës, Chelsea të martën mbrëma me rezultat 2:1.

Trajneri Mircea Lucescu thotë se skuadra ukrainase do të jetë befasia e Championsit këtë sezon.

“Mund t’i shënonim edhe 3-4 gola ndaj Chelseat dhe luajtëm mirë. Shakhtari do të jetë një befasi në Ligën e Kampionëve, sepse edhe në të kaluarën kemi luajtur mirë. Nuk po mendojmë për fazën tjetër, por duam t’i fitojmë ndeshjet e mbetura”, deklaroi trajneri rumun për Radio Crc.