Gazetari Artan Hoxha e ka konsideruar të çuditshëm faktin se si një komentator ndeshjes të jetë njëkohësisht edhe menaxher i lojtarëve të Kombëtares Shqiptare.


Hoxha tha në emisionin Fair Play në News 24, se këta komentatorë kur lojtari i tyre në fushë është duke luajtur keq, i thurrin lavde pa të drejtë.


Mua më duket e çuditshme dhe është diçka që ndodh vetëm në vendin tonë. Një komentator ndeshjesh, i cili është duke komentuar një takim të caktuar, është njëkohësisht edhe menaxher i lojtarëve të Kombëtares. Dhe, në një moment kur ai futbollist është mavri në fushë, komentatori i thur lavde dhe thotë: shikoni sa mirë po luan.


Menjëherë pas kësaj deklarate ka ndërhyrë ish-trajnerin e Dinamos, Faruk Sejdinin, i cili pyeti Hoxhën nëse e kishte fjalën për Dritan Shakohoxhën dhe përgjigjja e gazetarit ishte: Nuk është vetëm ai, por ka edhe të tjerë përveç tij. Kjo është e paimagjinueshme, që një komentator të jetë edhe menaxher i lojtarëve të Kombëtares, ndërsa është duke komentuar live një takim të caktuar dhe kur futbollisti që ai menaxhon është duke luajtur në fushë.