Deputeti socialist Eduard Shalsi kërkoi sërish sot nga foltorja e parlamentit që punimet e kuvendit të mos dalin jashtë rendit të ditës. Ai tha se parlamenti është shdërruar në një batak dhe u bëri thirrje kolegëve të opozitës dhe mazhorancës që të përqendrohen vetëm tek ligjet. Por kryetari i grupit parlamentar të PD Edi Paloka tha se  opozita nuk mund të heshtë dhe të flasë për ligje të dorës së dytë, kur skandalet e qeverisë janë të përditshme.


Shalsi: kemi rënë të gjithë në një batak, ku diskutojmë për gjithçka, por jo për ligjet. Unë do tiu kërkoja të gjithëve pa përjashtim majtas apo djathtas të përqëndrohemi tek ligjet.  Është e papranueshme që ndërsa marrim fjalë për të diskutuar për ligje të veçanta flasim për gjë tjetër. Nuk është serioze, nuk është normale. Jemi në parlament apo ta shndërrojmë në një paentemonium.


Paloka: Së pari këtë vërejtje duhet tja bëjë kryeministrit të tij, së dyti  është pak e vështirë  që në një parlament i cili vërtet ka rënë në batak zoti Shalsi, por jo për arsyet që thatë ju, për arsye më të rënda. Është e pamundur që në këtë vend, në të vetmin vend ku opozita ka të drejtën e fjalës ne të flasim psh për ligjin mbi ushqyerjen me gji, ndërkohë që kemi parë pamjet e Shukriut.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter