Deputetja e Partise Socialiste Ledi Shamku shprehu dje shqetesimin per ata mesues te cilet kane mbetur te papune nga reforma e qeverise Berisha. Ajo i beri thirrje kryeministrit Sali Berisha qe tu pergjigjet thirrjeve te mesuesve te dispozicionit. Berisha nxori ne rruge te gjithe mesuesit e dispozicionit cka do te thote se e katandisi shkollen ne parkim femijesh. Berisha genjeu serish ne Kamze me paturpesi. Ky eshte viti me i erret per pagat dhe te ardhurat e mesuesve pasi qe nga 6 shtatori kur nisi viti shkollor jane flakur ne rruge 300 mesues ne qarkun e Korces 80 mesues ne qarkun e Beratit dhe 300 mesues te tjere ne qytetin e Tiranes - u shpreh Shamku. Deputetja Shamku u ndal edhe te ulja e buxhetit per pedagoget per te cilet kryeministri Sali Berisha kishte premtuar rritje te pagave. Berisha genjen kur thote se e ka prioritet arsimin pasi sapo ua vuri ne rrezik pagat pedagogeve. Berisha genjen madje me vetedije kur flet per klasa me 30-35 nxenes pasi vetem para nje jave drejtorite arsimore kerkuan bashkim klasash pasi nuk ka fonde per te paguar mesues cka do te thote jo 30-35 nxenes por 40-50 nxenes per klase - tha Shamku.





14 Shtator 2010