Tiranë, 7 mars, NOA Partia Socialiste ka
zgjedhur ditën e 7 Marsit për të akuzuar qeverinë për largimet nga puna të
mësuesve. Deputetja e PS-së, Ledi Shamku, u shpreh se kjo qeveri po e kthen
arsimin shqiptarë në stade primitive.





Kjo qeveri po pushon nga puna mijëra mësues,
dhe po e kthen arsimin shqiptar në stad primitive, në një kohë kur bota ecën në
binarët e Teknologjisë së Lartë. Ajo madje po i heq kuptimin dhe vlerën vetë
dijes. Ky është 7 Marsi i akullt i Shqipërisë në krizë, e megjithatë ju
vazhdoni të luftoni, tha Shamku.



Ajo theksoi se kombi u detyrohet shumë arsimtarëve
për kontributin që japin në edukimin e brezave.



Sot ju falenderojmë ju edukatorë brezash, që
vijoni ti jepni dinjitet e dituri bijve tanë, pavarësisht se kjo qeveri e
dhunës e shkallmon përditë dinjitetin tuaj.



Ju falenderojmë ju arsimtarë, të vjetër e të
rinj, që ja dilni të mbillni dijen në mendjet e fëmijve tanë e ti mbroni sa
mundeni këto mendje nga dëmi i teksteve, alter-teksteve e pseudoteksteve që po
prodhon injoranca e qeverive më regresive të këtyre dy dekadave, u shpreh
Shamku .



m.xh/NOA