>Pas kaosit të krijuar me studentët dhe pas protestave të shumta të bëra nga studentët e gazetarisë ka reaguar  kryetarja të komisionit të edukimit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Ledi Shamku, e cila i ka bërë thirrje qeverisë ti japë zgjidhje situatës duke kërkuar nga qeveria marrjen e masave për sistemimin e akteve rregullatore që i japin diplomave 3-vjeçare, vlefshmëri praktike në tregun e punës. Gjithashtu, Shamku ka kërkuar nga qeveria marrjen e menjëhershme të masave për sistemimin e akteve rregullatore që i japin diplomave trevjeçare vlefshmëri praktike në tregun e punës.

Studentët e gazetarisë prej më tepër se një jave kanë vijuar protesta për shkak se refuzojnë të marrin diplomën e tre vjeçarit të propozuar nga Ministria e Arsimit, e cila sipas tyre ka shumë mangësi. Duke mos pranuar dështimin, pra duke hequr dorë nga zgjidhja e problemit, MASH përpiqet ta ekzorcizojë çështjen,- u shpreh ajo. Ajo po tenton, vijoi Shamku, ta shpjegojë rebelimin e këtyre qindra rioshëve dhe ankthin e familjeve të tyre, duke i quajtur protestat si të manipuluara nga politika! Ky shpjegim është sa i pabesueshëm, aq dhe sarkastik. Shamku tha se një çështje në thelb mirëfilli teknike, e mahisur për faj eksperimentesh të shëmtuara ministrore bërë mbi plot tre breza studentësh, nuk është aspak politike, por rrjedhojë e një verbërie që nuk ja doli asnjëherë të ndërtojë një politikë të menduar arsimore. Sipas kryetares Shamku, është Ministria e Arsimit ajo që duhet të mos bëjë më indiferenten.. Ajo ka theksuar se qeveria po anashkalon rebelimin e studentëve, me pretendimin se protestat janë të manipuluara nga politika. Ka mbi një javë që një pjesë e studentëve shqiptarë janë në shesh. Kundër kujt protestojnë ata? Kundër asgjësimit të investimit të tyre tre vjeçar, kundër gënjeshtrës se me këto diploma mund të punësohen jo vetëm këtu, po edhe jashtë shtetit dhe kundër arrogancës së paskrupullt të Ministrisë së Arsimit-tha  Shamku gjatë  deklaratës për mediat. Gjashtë  muaj më parë, vijoi Shamku, i kërkuam qeverisë të arsyetonte e t'i jepte zgjidhje këtij problemi kërcënues, pasi ne pamë prej kohësh atë që MASH nuk e sheh as tani. E për këtë motiv bëri thirrje ajo,i kërkojmë sërish asaj të heqë dorë nga arroganca e panevojshme e të ndërmarrë urgjentisht sistemimin e akteve rregullatore që i japin diplomave trevjeçare vlefshmëri praktike në tregun e punës. Të ulet e të bëjë së paku kësaj radhe diçka për të qenë, se sa për mësimdhënie me tre turne, tallje me konventat ndërkombëtare apo shembujt e edukimit breznor me produkte të piraterisë kompjuterike, ato po që na i jep me shumicë dhe përditë.