Kandidatja e 17-të në listën e deputetëve të PS-së, për Tiranën, Ledi Shamku na u shfaq të martën, tek Amfiteatri, pranë Liqenit Artificial, me njërën dorë në allçi. Të gjithë e kuptuan që kishte thyer dorën dhe i kanë shprehur urimet për shërim të shpejtë. Ndërsa ajo vetë, kur doli në skenë për të falenderuar qytetarët e Tiranës shpjegoi se kur e kishte thyer krahun. 

Ledi tha se dy ditë pas fushatës theva krahun e djathtë dhe të gjithë stafi i Njësisë Numër 10, tha ajo më tha: ‘S’ka problem se krahun e djathtë ke thyer, të majtin e ke top”. Nga kjo, u parashikua edhe fitorja e socialistëve në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe njëherësh humbja e PD-së.
(e.m/summerpages/G.SH/BalkanWeb)