Superylli i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri, ka dërguar paralajmërimet e para kombëtares së Anglisë, duke potencuar se Zvicra do të luaj për fitore ndaj tyre.




Helvetikët turin për Euro 2016 e nisin pikërisht ndaj Tre Luanëve, ndërsa Shaqiri ka kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


“Anglezët vijnë me disa lojtarë të rinj. Ata do të kërkojnë të justifikohen për paraqitjet jo të mira në botëror, dhe do të kërkojnë të fitojnë në Zvicër. Por edhe ne kemi synimet tona, dhe të kërkojmë fitore në këtë ndeshje”, ka deklaruar Shaqiri./Indeksonline/