Rreth një javë më parë Shefi i Policisë Rrugore të Elbasanit u konfirmua pozitiv me COVID-19.


Elbasanpolicia


Pas konfirmimit të tij disa tamponë i janë bërë kontakteve të afërta të tij, mes tyre shokut të ngushtë. Edhe ky i fundit ka rezultuar pozitiv me koronavirus duke e çuar në dy numrin e të prekurve, në Drejtorinë e Policisë në Elbasan.


Panorama ka mësuar se A.K është vetëkarantinuar menjëherë pasi mori përgjigjen e tamponit.


Ndërkohë numri i infeksioneve në vend, vijon të mbetet i lartë. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë 74 persona, ndërsa dy kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orë.