Shefi i ushtrisë italiane Lejtnant Gjenerali Claudio GRAZIANO pati një takim të rëndësishëm dje

në shtabin kryesor të KFOR-it me Ministrin e FSK-së Agim ÇEKU ku ata diskutuan për

bashkëpunimin bilateral në të ardhmen dhe përkrahjen e ushtrisë Italiane ne fushën e trajnimeve

dhe përmirësimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Takimi ishte shumë produktiv dhe

shtroi rrugën për fillimin e aktiviteteve dypalëshe në fillim të vitit të ardhshëm.



Gjeneral GRAZIANO vizitoi shtabin kryesor të KFOR-it në Prishtinë dhe u takua me Komandantin

e KFOR-it Gjeneral Majorin Salvatore FARINA. Ata diskutuan opercionet aktuale të sigurisë dhe

situatën politike në Kosovë si dhe rajonin e gjerë të Ballkanit dhe zhvillimet e fundit në të.



Gjeneral Majori FARINA nënvizoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me Policinë e Kosovës,

EULEX-in dhe të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendore për të mbajtë një ambient

të qetë dhe të sigurtë si dhe liri të lëvizjes në tërë Kosovën dhe me fokus të veçantë në veri.



Komandanti i KFOR-it theksoi poashtu se rezulatat e shkëlqyera gjatë zgjedhjeve janë storie të

suksesshme të KFOR-it dhe një moment historik për Kosovën si dëshmi e demokracisë. Kjo arritje

ishte e mundur në sajë të performancave të standardeve të larta të gjithë Kosovës dhe akterëve

ndërkombëtarë në një përpjekje të sinkronizuar që lejoi arritjen e "Më shumë së bashku".



Komandanti i KFOR-it theksoi veçanarisht rëndësinë e mbështetjes së përsonelit ushtarak të

ushtrisë Italiane nëpërmjet KFOR-it dhe falenderoi Lejtnant GRAZIANO për kontributin e tij

impresiv dhe komentoi mbi profesionalizmin e trupave të ushtrisë Italiane dhe Karabinerëve.



Italia është një nga kontribuesit më të mëdhenj me trupa në KFOR, me më shumë se 550 ushtarë

italianë që shërbejnë në Kosovë.



Në fund të vizitës së tij në KFOR, Shefi i ushtrisë italiane u takua me trupat italiane të shtabin

kryesor të KFOR-it, të Detashmentit të Përbashkët për Rajonin e Qendrës dhe Brigadës

Shumëkombeshe Perëndim.