Orges Shehi eshte perfshire ne listen e 10 portiereve te historise se kampionatit tone, qe mbrojne porten pa pesuar gol per nje kohe te gjate. Edhe ne ndeshjen e fundit, portieri i Beses nuk pesoi gol me Apolonine, pas barazimit 0-0. Shehi e mbron te paprekur porten, qe prej javes se dyte, kur Shkumbini i shenoi te vetmin gol, ne keto tete jave kampionati. "Nuk eshte merite vetem e imja, - tha Shehi - Besa ka nje mbrojtje shume te mire dhe i tere ekipi ka merite ne kete arritje". Portieri i Elbasanit, Bujar Gogunja nuk pesoi gol per 1.073 minuta ne edicionin 83-84', rekord qe ende nuk eshte thyer nga asnje portier. Shehu perkunder ketyre fakteve mendon per ndeshjen e radhes me Kastriotin, ndaj te cilit thote se synohet fitorja, me teper se rekordi i tij personal.