Deputeti i PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu i ka quajtur gënjeshtra ato që kryeministri Edi Rama i ka prezantuar dje si arritje në këtë zonë.


Sipas shehut nëse e ardhmja do bazohet te ato cfare kjo qeveri ka bere ne këto pese vite ne atë Qark, e nesërmja do te karakterizohet vetëm me braktisje e boshllëk.


Deputeti i opozitës thekson se nuk ka vend për të ardhme të ndritur dhe arritje ne Gjirokaster siç pretendon kryeministri Edi Rama, pasi problemet aty nisin me largimin masiv të qytetarëve në katër vitet e fundit dhe përfundojnë me mungesën e infrastrukturës, energjisë dhe ujit të pijshëm.


Shehu gjithashtu rendit një varg faktesh dhe pyetje të ndërtuara mbi to për të cilën përgjigjen e pret nga Rama.


-A i thane deputet socialiste e drejtoret e tij Z.Rama, se ne vetem tre vite edhe 7 mije banore te tjere kane braktisur Qarkun??


-Qe fshatra te tera si Zhulati, Izvori, Lopezi, ne Zagori etj vazhdojne te jene te izoluar.


-Se fuqia blerese ka rene 35% sipas INSAT ne tre vite.


-Se rruga qe lidh Permetin e bukur me Carshoven e Tre Urat, rruge nacionale, eshte pothuajse e pa kalueshme.


-Se rruga Kardhiq- Delvine ka pese vite pa asnje punim, qofte e mirembajtje, kur ka ngelur vetem gjysma per tu perfunduar.


-Se jane harruar subvencionet ne bujqesi e blektori.


-Se spitalet e Tepelenes e Permetit pothuajse jane mbylur e ai i Gjirokastres po degradon cdo dite, e qellimshme kjo per te koncentuar gjithecka, larg interesave e mundesive te qytetareve ne nje Spital te Ardheshem e Privat ky ne Fier??


-Se Lazarati po dhunohet e po denigrohet vazhdimisht.


-Se Dropulli e Libohova ekonomikisht e strukturalisht jane ne mizerje.


-Se nuk eshte bere asnje meter rruge e re, asnje punim ne bujqesi ne ate Qark.


-Se minatoreve te Tepelenes e Memaliajt ju mohua statusi.


-Se Kelcyra e Nepravishta vetem varferi kane kudo…


-Se Universiteti i Gjirokastres po rrudhet.


-Se veprat historike po rrenohen, derisa dhe Kalaja po rreshket… mbi qytet!


Ne fakt ja thane qytetaret keto ne “takimet ” qe pati, por Kryeministri i Yne as degjoi e as u pergjegj, vecse u mat me hijen e tij…, hodhi rromuze e iku…!!Beri dhe nje shaka ne fund, ate ne lidhje me aeroportin…, konstaton në fund Shehu.


22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)