Takimi i djeshëm në Korçë midis ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë vlerësohet si i rëndësishëm në rrafshin e marrëdhënieve dypalëshe nga deputeti demokrat Tritan Shehu.


Takimet ne diplomaci janë veprime pothuajse gjithmonë pozitive, veçanërisht kjo kur realizohen midis fqinjësh e partneresh, siç është rasti ynë me Greqinë. Jam i kënaqur qe Rilindja pas 4 vite politika absurde, qe dëmtuan rende marrëdhëniet me Greqinë, “arriti te kuptoje”, ose se paku dëshiron te transmetoje imazhin se këto lidhje te rëndësishme duhen rivendosur, shprehet ai.


Por pavarësisht imazhit pozitiv që transmetohet, Shehu e sheh me skepticizëm një riformim të raportit të miqësisë me Greqinë, pas aventurizmit në politikën e jashtme të qeverisë Rama.


Por tashti pas disa vite ecje si “gaforrja”, kjo ne tërësi me politikat ne Ballkanin Perëndimor, kjo nuk është e lehte. Kthimi i marrëdhënieve me Greqinë ne piken shume pozitive te vitit 2013, kur edhe roli i Shqipërisë si Faktori Kryesor i Stabilitetit ne Rajon kishte marre forme, gjë qe tashti është venitur, kërkon te “gëlltitesh shume nga çfarë ke nxjerre”. Se dyti aventurizmi ne politiken tone te jashtme e rajonale na ka ulur kredibilitetin përpara partnereve e ka dobësuar pozitat tona, pra arritja tani e çdo marrëveshje do te jete me një “çmim me te larte” për ne, nënvizon Shehu.


Më tej deputeti i PD shton se vështirësia e Shqipërisë në procesin e rivendosjes së marrëdhënieve pozitive me Greqinë u provua ne takimin e Athinës, në rimareveshjen e Varrezave te Ushtareve, gjë qe përsëritet ne Korçe.


Kjo do te provohet edhe ne hapat e tjera, përfshi edhe ne rinegocimin e Marrëveshjes se Ujërave Detare. Se treti, për te ngjallur besueshmëri duhet transparence e dikush duhet te përgjigjet për 4 vite gabime jo vetëm ne marrëdhëniet me Greqinë, me pasoje bllokimin e shume projekteve, investimeve, rolit tone, etj, gjë qe i dha dhe mundësi Serbisë te trajtohet tashme si Faktori Kryesor i Stabilitetit ne Rajon. Për këto arsye edhe ky takim hermetik, pa asnjë konsultim me Komisionin e Jashtëm nga Z.Bushati, me transmeton imazhin e SHTEPISE SE FANTAZMAVE, thekson Shehu.


20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)