Faqja online e "Shekullit"


“Shekulli.com.al” është kthyer në një nga faqet informative më të vizituara. Në një vijë me ndryshimin e formatit print, Shekulli On-line është gjithashtu në ndryshim e sipër, për të qenë sa më afër shijeve dhe kërkesave të lexuesve.


Aktualisht, “Shekulli.com.al”, është një ndër katër faqet më të klikuara informative, por gjithashtu ajo mbetet edhe një referencë për faqet e tjera, duke sjellë gjithnjë lajme më të sakta. Çdo ditë në faqen tonë pasqyrohen jetë dhe histori reale të personazheve të larmishëm të jetës publike dhe qytetarëve të thjeshtë.


Brenda një harku të shkurtë kohor, faqja on-line e gazetës Shekulli do të jetë e një formati më të këndshëm për syrin dhe mendjen e lexuesve. Na vizitoni!