Mat

Dy komuna ne Rrethin e Matit ajo e Macukullit dhe Komsise vazhdojne te jene te izoluara prej me shume se nje jave. Izolimi ka ardhur si pasoje e rreshqitjes se dherave ne rruge dhe prishjes se urave lidhese te ketyre komunave. Ne rrugen dytesore automobilistike qe lidh Komunen e Macukullit me rrugen nacionale ka rreshqitje dherash ne nje gjatesi prej 1 kilometer gje qe e ka bere ate te pakalueshme. Komuna e ka krejt te pamundur te nderhyje me investime per lirimin e rruges. Si pasoje e kesaj gjendjeje kane mbetur pa mesim edhe nxenesit e kesaj zone qe vazhdojne shkollen e mesme ne qytetin e Burrelit pasi per te shkuar ne kembe ne qytetin e Burrelit atyre u duhet te udhetojne rreth 8 ore vajtje-ardhje. Po keshtu edhe ne Komunen e Komsise te ketij rrethi shtate fshatra kane mbetur te izoluar si pasoje e prishjes se urave lidhese me rrugen nacionale te cilat u shkaterruan nga reshjet e dendura te shiut te para disa diteve. Nderkohe edhe vete qyteti i Burrelit rrezikon te mbetet pa uje te pijshem si pasoje e rreshqitjes se tokes ne Komunen e Sucit ku kalon tubacioni kryesor i ujesjellesit.