Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e shembjes së një ndërtese gjashtë katëshe në ndërtim e sipër.


Është kjo ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së martës në New Delhi, të Indisë.


Në momentin e incidentit, në ndërtesë po punonin 13 punëtorë. Deri më tani janë nxjerrë tre kufoma nga rrënojat.


Sakaq janë rreth 100 punonjës të ekipeve të kërkim shpëtimit, të cilët po kërkojnë për gjetjen e të zhdukurve.


Dyshohet se me kalimin e orëve, bilanci i viktimave mund të rritet më tej. Ndërkohë në fotografi mund të shihni pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes.







18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)