Shembet struktura e katër kateve shtesë të pallatit 24-katësh në Durrës.


Gazetari jonë nga Durrësi informon se: “Dy kate të një pallati 24 katësh në Shkëmbin e Kavajës që është në pronësi të Enver Shalës janë rrëzuar duke shkaktuar dëme të shumta materiale.


Bëhet fjalë për dy katet e sipërme të pallatit ku po ndërtohej një shtesë prej katër katesh mbi 20 katëshin e ndërtuar disa vite më parë.


I gjithë pallati në katër katet e sipërme ka qenë i ndërtuar në strukturë skelash dhe i rrethuar me rrjetë në mënyrë që të punohej normalisht.


Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shembja ka ndodhur gjatë paradites së sotme, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz megjithëse po punohej në atë moment kur ndodhi aksidenti”.


Katër katet e fundit të pallatit janë ndërtuar dy vite më parë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.


Ne foto: Shtesa e pallatit qe u shemb


Ne foto: Shtesa e pallatit qe u shemb


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter