Jep dorëheqjen drejtoresha e Shtëpisë Muze Ismail Kadare, Ana Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe ish-deputetes së PS, Ledi Shamku.


anashkreli teatri1590170492


“Panorama” ka mësuar se dorëheqja e Ana Shkrelit ka lidhje me pjesëmarrjen e saj në protestat e qytetarëve, artistëve dhe aktivistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar.


Në një postim në profilin e saj në Facebook, Ana flet për fillime të reja dhe shkruan:


“Ne oren time te zeze mendova se njerezit per liri kane dhene jeten. Neë beginnings“.


ana shkreli


Miqtë e rrjeteve sociale e kanë përshëndetur dhe i kanë uruar mbarësi e suksese.


Ana Shkreli ishte iniciatore dhe punoi për ngritjen e Shtëpisë Muze Ismail Kadare.