Gjirokaster- Gjykata e Faktit Gjirokaster nisi dje procesin gjyqesor ndaj shtate te pandehurve, te cilet dyshohen si shkaktare te shembjes se pallatit pese katesh ne lagjen "11 Janari" ne muajin nentor te vitit te kaluar, ku pati 3 te vdekur. Po pervec faktit se ky gjyq ka shenuar nisjen e tij, nuk pati asnje deklarate apo akuze. Shkak ishte mungesa e dy nga 7 te pandehurit e ceshtjes. Trupi gjykues i kesaj ceshtje kryesohet nga gjyqtari Desard Avdylaj, me prokurore Alfred Saliu dhe Arben Pasho. Ne seancen e pare, trupi gjykues eshte njohur zyrtarisht me perfaqesuesit ligjore. Per shkak te mosparaqitjes se dy te pandehurve Admir Shehaj dhe Alfred Mamani, seanca eshte shtyre per daten 21 prill 2009. Te pandehur per "shperdorim detyre", "shkaterrim prone" dhe "shkelje e rregullave te sigurimit teknik me pasoje vdekjen", jane edhe Aferdita Papamihali, Gergji Mece, Petrit Maksuti, Leonard Mustafaj dhe Sotiraq Janora, presidenti i shoqerise se ndertimit "Arti sh.p.k".


B. K.