Angazhimi i shtetit italian për goditjen e mafias është serioz dhe shembja e 8 vilave të veshura me ar të klanit Casamonica në Romë e provon këtë.


Por më e fortë duket se është dëshira e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini për të goditur paligjshmërinë, pasi teksa po shikonte nga afër aksionin për shembjen e një vile të konfiskuar në zonën Romanina, lideri populist i Lega Nord i hipi vetë buldozerit për ta prishur godinën.


 



Zëvendëskryeministri italian, që ndodhej aty së bashku me guvernatorin Lazio Nicola Zingaretti, për një çast u ngjit në një nga mjetet e rënda të ushtrisë duke marrë drejtimin e saj.


Pas fotografive të çastit, Salvini zbriti dhe duket se bekoi edhe njëherë goditjen e klaneve mafioze te pika e tyre e dobët, që është pasuria e përftuar nga krimi dhe droga.






























“Unë jam i lumtur që ministri është këtu. Nuk është një betejë e vazhdueshme politike, por angazhimi i shtetit për të rivendosur ligjshmërinë. Ky unitet i shtetit ka bërë një ndryshim në vitet e fundit në qytet, tha Zingaretti, teksa vlerësoi prezencën e Salvinit.


“Kjo nuk është një ditë polemikash, por luftë e përbashkët. Vite më parë ka pasur frikë ti merrej prona e konfiskuar mafias dhe thirrjet ishin boshe. Konfiskimi është një akt thelbësor, por ne duhet tëkthehemi te e mira e përbashkët, shtoi guvernatori.


26 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)