Prishtinë - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashi emëroi Grupin për rishikimin e Ligjit për Shëndetësi të miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2004. Rishikimi i ligjit është i nevojshëm për të mundësuar zhvillimin e shëndetësisë kosovare në sektorin publik dhe privat dhe përmirësimin e cilësisë së përkujdesjes, përgjegjësisë si dhe financimin e qëndrueshëm për këtë sektor që përbën prioritet qeveritar.



Grupi për rishikimin e ligjit do të analizoj hollësisht Ligjin ekzistues dhe do të parashtroj propozimet për ndryshime. Ky grup pune do të pranoj edhe sugjerimet nga njohësit e shëndetësisë, profesionistët shëndetësorë, qytetarët si dhe grupet e interesit nëpërmjet edhe debatit publik për ndryshimet e Ligjit për Shëndetësi apo mënjanimin e ngecjeve ligjore në ligjin aktual.



Gjatë muajit të ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Grupin punues do të organizoj debat me të gjithë të interesuarit për rishikimin e Ligjit për Shëndetësi.