Presidenti amerikan Barack Obama sheh shenja inkurajuese per nje tendence pozitive ne ekonomi.Kuota e papunesise qe shenoi nje renie te lehte dhe te dhena te tjera ekonomike tregojne, se SHBA- mund ta kete lene pas me te keqen, tha Obama. "Por ka ende shume pune per te bere. Per rimekembje te vertete mund te behet fjale vetem atehere, kur te mos kete me shkurtime te vendeve te punes", theksoi presidenti. Ne te njejten kohe Obama sheh tek te dhenat ekonomike konfirmimin e programit te tij stimulues te ekonomise prej 787 miliarde dollaresh, i cili ishte kritikuar. Ky plan shpetoi ekonomine amerikane nga katastrofa dhe sistemin financiar nga rrenimi, sqaroi shefi i Shtepise se Bardhe.