Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është shënuar viktima e tretë nga gripi. MSH informon se bëhet fjalë për një 73-vjeçare, e cila kishte edhe një sërë komplikacionesh të tjera dhe nuk i ka bërë dot ballë virusit.


Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja Z. R., 73 vjeç, nga Kukësi, e shtruar në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi më datë 08/01/2017, me diagnozë Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore,  e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.


Ky është rasti i tretë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 5/1/2017 nga Ministria  Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës, njofton Ministria.


11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)