Maqedonia e Veriut ka shënuar një rënie të numrit të të infektuarve dhe viktimave në 24 orë, pasi janë testuar pozitivë 129 persona dhe kanë humbur betejën me COVID-19, gjashtë pacientë.


koronavirus-maqedoni-696x435


Ditën e djeshme numri i personave të infektuar llogaritej 165, ndërsa ai i viktimave 7.


Mediat vendase raportojnë se ende priten rezultate për të paktën edhe 20 teste nga qendrat private të testimit dhe më pas Ministria e Shëndetësisë do të bëjë përditësimin e të dhënave.


Ndërkohë nuk ka ende informacione për pacientët e shëruar.