Një debat i ashpër shpërtheu në ABC News midis Ervin Salianjit që dogji mandatin e deputetit si përfaqësues i qarkut të Korçës për PD dhe Lefter Maliqit që kandidoi në Berat dhe tashmë po gëzon benefitet e largimit të opozitës nga Parlamenti, duke hyrë si rezervist i opozitës së re.


Ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianji dhe Kejdi Mehmeti të ftuar në emisionin Byro Politike nuk kanë pranuar që të jenë në të njëjtën studio me Lefter Maliqin, kandidat i cili ka pranuar mandatin në qarkun e Beratit.


Salianji tha se nuk do të ketë qasje tjetër ndaj mandateve të grabitura të opozitës.


Nuk asnjë dilemë, nuk mund të dhe nuk do të ketë asnjë qëndrim të opozitari për çdo lloj mandati të grabitur të demokratëve apo LSI-së. Vendimmarrjen dhe votat, përfaqësimin e bëjnë forumet e partisë politike dhe nuk mund të jetë e pranueshme që mandatet e transferuara në favor të Edi Ramës të bëhen legjitime në diskurin publik. Në hapësirën tuaj mund të ftoni kë të doni, pavarësisht qëndrimit. Nëse do kishit deputetë të PS-së, Po, por kurrsesi, dhe këtë e kam me Lefter Maliqin i cili ka dalë hapur për vota për PS-në dhe nuk mund të dalë sot me një mandat të PD-së, deklaroi ai.


Por, Lefter Maliqi iu bashkua tryezës së debatit v nëpërmjet një lidhje direkte nga zyra e tij.


Unë mezi po pres, dhe nuk jam mësuar të pres, por jam mësuar me përballje në studio, dhe nuk e di përse nuk pranuan ata që të rrija në studio. Habitem kush flet për moral.. Ky sistem është i kalbur që në 1990. Dua tu bëj një pyetje atyre në studio, po partitë e tyre kanë blerë, kanë vjedhur vota? A kanë kërcënuar këta PS për vota? Unë jam me demokratët e ndershëm, jam kundër drejtimit dhe lidershipit të PD. U lodhëm tre muaj në çadër, dhe u bë një pazar i pistë. Pasi njohën rezultatin, u kujtuan tani , pasi doli kjo dosje dosje të tilla ka edhe tek PD edhe tek LSI. Mandati im është moral, unë nuk jam i pacipë dhe pa moral, tha Maliqi.


Menjëherë pas tij foli Salianji, i cili tha se Maliqi rri fshehur pasi është pjesë e planit të Edi Ramës për të ndërtuar një opozitë fasadë.


Mund ta ftoni në studio, por pa diskutim, jo vetëm që nuk legjitimohet për të ndenjur në studio, por të njëjtin fat do ta ketë kudo, duke ndenjur fshehur. Një deputet që le mandatin për tu bashkuar opozitës, është akt për tu vlerësuar, por ai nuk është pjesë as e opozitë fasadë, por maxhorancë plus, që po krijohet siç e di Rama, u shpreh Salianji.


Ndërkohë nga ana tjetër, Maliqi theksoi se mandati i tij nuk është i grabitur. Sipas tij, Basha ndryshe nga herët e tjera mbajti fjalën, ku në 2015-n i kishte premtuar kandidimin për kryetar bashkie.


Do ishte kënaqësi të isha në atë përballje. E dëgjova. Të paktën për personin tim mandati nuk është i grabitur. Ka qenë i pritur dhe shumë i dëshiruar. Salianji e di mirë kontributin tim në qarkun e Beratit. Moralisht ndihem krenar për ata banorë që i përfaqësoj sado sa të zgjasë kjo iniciativë ligjore dhe kushtetuese. Këto ditë kam qenë jo në dilemë, por thjesht kam parë reagimet dhe kam pritur këtë mandat përveç banorëve ma ka dhuruar dhe Basha. Përveç se ka stilin e tij të gënjeshtrës këtë herë mbajti fjalën. Të paktën me mua. Premtimi i tij ishte që në 2015 do isha kryetar bashkie. Mua më vjen shumë keq që PD është katandisur në farë feje. Do përfaqësoj demokratë dhe socialistë, theksoi Maliqi.