Ka qenë i pari ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu që i ka thënë Ngjelës se nuk ka fituar asnjë gjyq edhe pse është avokat.


Avokati Spartak Ngjela, dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, janë përplasur sot live në emisionin Open të Eni Vasilit, teksa flisnin për aktualitetin politik.


Ata kanë shkëmbyer dhe fyerje personale. Ka qenë i pari ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu që i ka thënë Ngjelës se nuk ka fituar asnjë gjyq edhe pse është avokat.


Më tej Spahiu u shpreh kundër avokatit dhe i tha se ai nuk di çfarë është dhembja e fëmijës pasi është beqar.


I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Spartak Ngjelës duke i thënë: Çuni, ça flet, të ka thënë Meta, çpunë ke me jetën time private. Kujdes kur flet me mua se ke edhe fëmijë kopil.