Një konflikt mes dy fqinjëve në një pallat në Vlorë ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta. Sipas asaj që bën të ditur policia e qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares.


Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa ka shoqëruar autorin e dyshuar.  Kanë qenë familjarët e tjerë të cilët pasi kanë parë sherrin mes dy fqinjëve kanë njoftuar policinë.


Nuk ka më shumë detaje për ngjarjen nga ana e policisë.


9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)