Pas një konflikti mes disa të rinjsh në qytetin e Vlorës sherri ka përshkallëzuar me nxjerrjen e thikave, duke përfuunduar me plagosjen e dy prej tyre.







Policia raporton se 25-vjeçari Antonio Veizaj, tashmë i vënë në pranga, ka plagosur me thikë dy të tjerë, K. I., dhe I. I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.


Sherri nisi pranë një lokali në lagjen Pavarësia për motive banale, fillimisht me fjalë e më pas me konfrontim fizik ku Veizaj ka përdorur thikat


Njoftimi i policisë 


Arrestohet një 25 vjeçar pasi gjatë një konflikti ka plagosur rëndë me thikë një tjetër shtetas !


Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :


Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.


Shtetasi i mësipërm në afërsi të një lokal-bar në lagjen Pavarsia është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me shtetasit K.I., dhe I.I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.


Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I..


Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale Plagosje e rëndë me dashje, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.