Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Burrelit. Mësohet se në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë, ku për pasojë është plagosur aksidentalisht M.M, 20 vjeç.


I plagosuri nuk kishte lidhje me konfliktin, por u plagos në mënyrë aksidentale. Fatmirësisht 20-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambiente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.


21 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)