Pak njerëz e dinë se Nicolas Burdisso ka patur një konfrontim fizik në dhoma e zhveshjes me Lionel Mesin, teksa luanin të dy për Argjentinën.


37-vjeçari ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Seria A tek Interi, Roma, Genoa dhe Torino, por aktualisht është një lojtar i lirë. Dhe që pas vitit 2011 ai nuk është grumbulluar më te kombëtarja argjentinase.


Patëm një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes, – shprehet Burdiso. – Nuk besoj se kam qenë i vetmi që i kam bërtitur, por këto gjëra ndodhin në dhomën e zhveshjes. Por e pranoj se atë moment e kemi tepruar. Kishim filluar debatin që në fushë, teksa ai donte topin dhe unë nuk arrita tia jap. Ai u acarua, po ashtu edhe unë. U futëm në dhomat e zhveshjes kur e pashë se po afrohej, unë e prita. Ata duhet të na ndanin… Janë gjëra që ndodhin, të dy kemi personalitet të fortë”, – deklaroi ish-mbrojtësi amerikanolatin.


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)