Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ka shpallur të pafajshëm nacionalistin Serb Vojisllav Sheshel për krime lufte në Kroaci dhe Bosnje gjatë viteve 90 në luftërat e Ballkanit.


Shesheli, 61 vjeçar, nuk ishte i pranishëm në vendimin e gjykimit të Hagës.


Ai ishte liruar në vitin 2014, pasi ishte diagnostikuar me kancer të stazës së fundit, dhe që nga atëherë ai është zhytur në politikën serbe, duke iu adresuar turmave gjatë tubimeve të ndryshme, duke shfaqur në këtë mënyrë kundërshtim të hapur ndaj vendimeve të gjykatës së Hagës.


Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviç, Shesheli akuzohej për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.


Hetuesit thonë se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një Serbie të Madhe, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter