Sonila Isaku
Punetore, skrepa, sonda jane pare edhe gjate dites se djeshme ne qender te Tiranes edhe pse Ministria e Mjedisit pezulloi punimet dy dite me pare punimet e Bashkise se Tiranes, ne Sheshin "Skenderbej. Puna ne kantierin e ndertimit te qendres ka vijuar rrjedhen e saj ne fundjaven e Pashkeve, pavaresisht se ishte nje dite feste apo nje dite pushimi.
Punimet
Punonjesit e firmes kontraktuese dhe perfaqesuesit e Bashkise kane pohuar dje ne mesdite per "Koha Jone" se nuk kane pasur asnje pengese nga Policia Ndertimore per nderprerjen e punimeve. "Ne po vazhdojme punen ashtu si diten e pare kur kemi ardhur ketu. Asnje nga inxhinieret tane nuk na kane urdheruar qe te mos punojme apo per nje afat kohor te mos vijme ne pune" kane pohuar punonjesit. Edhe gjate mesdites se djeshme sondat kane vijuar germimet per hapjen e kateve te nendheshme ne pjesen prane monumentit te krye heroit Skenderbej. Nderkohe qe punetoret por edhe inxhinieret pohojne se po respektohen e kriteret e lejes mjedisore dhe asaj te mbrojtjes se monumenteve. Nderkohe inxhinieret gjeodete jane marre me matjet per te hartuar planin e piketimit ashtu si para nje jave veproi dhe Ministria e Transporteve per projektin e asfaltimit te sheshit nga qeveria. Inxhinieret kane kryer verifikimet e terrenit ne pjesen e kioskes ose ish shatervanit te qendres se kryeqytetit.
Perplasja
Vetem nje dite me pare Ministria e Mjedisit vendosi nje gjobe kundrejt bashkise per mosrespektim te rregullave, per marrje te lejes per vijimin e punimeve. Pavaresisht ketij konflikti se krijuar diteve te fundit bashkia e Tiranes duket se ka sfidur rregullat e pushtetit qendror duke vazhduar punimet edhe gjate dites se diel. Vetem dy dite me pare Ministria e Mjedisit deklaroi se eshte vene nje gjobe prej 2 milione leke te reja per bashkine e Tiranes ku kerkohej edhe pezullimi i punimeve ne qender te kryeqytetit per arsye se institucioni nuk posedonte leje mjedisore. Por, institucioni vendor ka pohuar se leja ishte marre nje vit me pare per kete ndertim dhe nuk kishte pse te rimerrej edhe nje here tjeter. Per kete arsye, burime nga Bashkia e Tiranes kane pohuar se punimet nuk do te nderpriten per asnje cast. "Do te plotesojme angazhimin tone per tu siguruar qytetareve te gjitha sherbimet e duhura dhe prioritet mbetet rehabilitimi i sheshit "Skenderbej" pohojne burime zyrtare nga ky institucion. Nderkohe qe qendra e Tiranes, perreth monumentit te Skenderbeut vijon te jete e rrethuar dhe aty jane vetem punetoret e firmes.

Pushteti qendror
Ministria e Mjedisit kerkoi dy dite me pare qe punimet te vazhdojne vetem pas lejes mjedisore, ndersa gjoba per bashkine duhet te paguhet brenda ketij viti. Edhe ministri i Kultures Ferdinand Xhaferri akuzoi bashkine se ka shkelur ligjin, pasi zona ne qender te Tiranes eshte nje asamble kulturore dhe sipas tij ky vendim eshte marr ne kohen kur Edi Rama ka qene minister i Kultures.

Pushteti vendor
Bashkia e Tiranes ka vazhduar punimet pasi dokumentacioni qe ajo zoteron eshte konform ligjit, duke pasur parasysh se ka nje leje mjedisore e cila eshte marre nje vit me pare, pikerisht ne kohen kur eshte miratuar plani i ketij sheshi. Nderkohe per reagimin e Ministrise se Kultures, burime nga bashkia tregojne se nuk eshte duke u kryer ndryshim ne kete monument kulture