Një tjetë anëtare e Gjykatës së Korrcës është djegur sot nga vettingu.


Ashtu si kolegu i saj Sotiraq Lubonja, gjyqtarja Entela Prifti që mbante edhe postin e kryetares në Gjykatën e Korçës, është shkarkuar nga detyra për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.


Prifti u vlerësua vetëm për këtë komponent, me pasurinë e saj që sipas KPK-së rezulton e fshehur dhe e pajustifikuar. Edhe sipas raportit të ILDKPI, rezulton se gjyqtarja Prifti ka bërë deklarim të rremë pasurie.


Prifti zotëron një apartament 55 m² në Korçë, një pasuri e bashkëshortit për të cilën nuk është deklaruar bashkë-pronësia. Gjithashtu gjyqtarja ka deklaruar të ardhura nga shitja e makinave, por KPK konststoi se Prifti i shet makinat, disa herë më shtrenjtë se sa çmimi që i ble dhe arrin fitime që nuk janë në përputhje me vlerën e tregut.


Gjyqtrarja e Korçës gjithashtu nuk ka deklaruar transfertat në llogarinë e së motrës.


Entela Prifti njihet si një nga anëtaret e Kolegjit Zgjedhor që pas zgjedhjeve lokale të vitit 2011, i dha fitoren për bashkinë e kryeqytetit Lulzim Bashës gjatë përballjes Rama-Basha.


10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)