Dy delfinë të përmasave të konsiderueshme janë shfaqur sot në gjirin detar të Vlorës. Dy specie të rralla dhe të pazakonta për mjedisin detar të këtij gjiri, janë shfaqurr rethorës 12.00, në ujërat në afërsitë bregdetit të Radhimës, 10 km në jug të Vlorës, në një distancë prej 150-200 metra nga bregu. Delfinët janë ndjekur në daljet e tyre mbi ujë, nga qindra qytetarë pushues, që kishin mbushur plazhet private të këtij bregdeti.


Shfaqja e rrallë ka zgjatur përrreth 10-15 minuta, teksa speciet e pazakonta ujore të përmasave të konsiderueshme, duke ndjekur njëra-tjetrën, kanë lëvizur fillimisht nga lindja në perëndim dhe anasjelltas, ndërkohë që më pas janë zhvendosur në thellësitë gjirit, për të mos u parë më nga syri i njeriut. Megjithatë, prania e delfinëve nuk është ngjarje paprecedent në ujrat detare të bregdetit shqiptar të jugut. Në muajin maj të vitit 2002, në bregdetin e Himarës, në zonën e emërtuar Plazhi i Llamanit, deti nxori një tjetër specie të tillë, një delfin të vogël, i cili kishte ngordhur pas përplasjes me një mjet lundrues. Ndërkohë, prania e specieve të tjera të rralla, ajo e peshkaqenëve, ka qenë një dukuri pak sa më e shpeshtë.


 

 

Alban Ismailaj