Elbasan- Nje grope karstike eshte shfaqur ne fshatin Shales ne zonen e Dumrese ne Elbasan. Sipas matjeve paraprake, diametri i saj arrin 3 metra dhe thellesia mendohet te jete jo me shume se 30 metra. Fenomeni natyror u diktua nje dite me pare nga banoret e zones, te cilet njoftuan specialistet e ujerave dhe kanalizimeve. Kjo drejtori dergoi ne vend nje grup specialistesh, te cilet kryen verifikimet dhe matjet perkatese. Sipas te dhenave te para, behet fjale per nje grope karstike fundi i se ciles eshte i mbushur me uje. Inxhinieri Ndricim Sinani, shpjegoi se, "kjo dukuri eshte karakteristike e zones se Dumrese, e cila ndodhet mbi formacion gjeologjik e tipit gips, i cili ne prani te lageshtires se ujerave nentokesore tretet". Fenomene te tilla kane formuar 80 liqene aktuale te zones se Dumrese. "Nese kjo grope ka burim te vazhdueshem ne te ardhmen, mund te kthehet ne nje liqen", tha Sinani. Nje grope e ngjashme u krijua ne vitin 1982, me pas nje tjeter ne vitin 1998 dhe e parafundit ne vitin 1999, ne fshatin Fierze. Per ngjarjen nuk mungoi as reagimi i deputetit socialist, Ndricim Hysa. "Kjo grope rrezikon banoret dhe gjene e gjalle ne kete zone", apeloi Hysa.


F.Salliu