Ditën e shtunë, kryebashkiaku Erion Veliaj u rikonfirmua për një tjetër mandat në kryeqytet. Në këtë ditë të rëndësishme nuk kishin si të mungonin njerëzit e dashur për qytetarin e parë të Tiranës.


Mes mijëra personave në shesh ishte bashkëshortja e Veliajt, por edhe nëna e tij. E veshur me të kuqe, ajo bekoi të birin për një tjetër mandat të suksesshëm në krye të Tiranës.


Në njërën prej fotove, të publikuara nga vetë Veliaj, shihet edhe kryeministri Edi Rama duke përqafuar nënën e kryetarit të Bashkisë.


Kjo është dalja e parë publike e nënës së Erion Veliajt, e cila ofroi mbështetjen e saj në një ditë të veçantë për të birin.



























Gazeta Shqip