Në rajonin e qytetit antik Blandus në Ushak të Turqisë është vërejtur pamja e pabesueshme e shiut meteorik Perseida, që paraqet shiun më spektakolar meteorik që ndodh për çdo vit në muajt korrik dhe gusht, raporton Anadolu Agency.


Shiu spektakolar i meteorëve Perseida, i cili mbrëmë ndriçoi qiellin, ishte i dukshëm mbi qytetin Ushak të Turqisë.


Perseidat që paraqesin tufë meteorësh ku burimi ndriçues i dukshëm gjendet në konstelacionin Persej, paraqet një nga shirat më të bukur dhe më aktiv të meteorëve gjatë vitit, të cilat janë të dukshme në truallin e Tokës.


Tufa meteore zgjat dy dekadat e fundit, por intensitetin e vet më të madh e arrin më 12 gusht, kur Toka në orbitën e vet kalon përmes resë së grimcave si rezultat i shpërbërjes së kometave.


Të pasionuarit e universit dhe yjeve pikërisht këtë natë, duke vëzhguar qiellin nga lartësitë malore, ishin dëshmitarë të pamjeve të pazakonta qiellore. Disa shkencëtarë parashikojnë se shiu i sivjetshëm meteorik Perseida mund të jetë një nga më të bukurit në njëzet vitet e fundit.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter